Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestuesit kërkojnë lirimin e ish-kryeparlamentarit


Akmatbek Keldibekov

Akmatbek Keldibekov

Qindra vetura kanë ngecur në një autostradë të rëndësishme në rajonin lindor Kirgiz, Osh, derisa mbështetësit e ish-kryeparlamentarit të arrestuar e kanë bllokuar rrugën, në kërkim të lirimit të tij.

Akmatbek Keldibekov u arrestua javën e kaluar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe shpërdorime financiare.

Mbështetësit e tij, të pakënaqur me arrestimin, kanë vendosur barrikada në një rrugë tejet të rëndësishme, e cila lidh Kirgizinë me Kinën.

Keldibekov, një anëtar i partisë opozitare Ata-Jurt, kishte shërbyer si kryetar i parlamentit në periudhën 2010-2011.
XS
SM
MD
LG