Ndërlidhjet

Dagestan: Vritet një oficer policie


Dagestan/Ilustrim
Dagestan/Ilustrim
Sulmues të panjohur kanë qëlluar për vdekje një oficer policie në Republikën ruse të Dagestanit, në rajonin e Kaukazit Verior.

MInistri i Brendshëm i Dagestanit ka thënë se incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Oficeri 26 vjeçar, emri i të cilët nuk është bërë publik, vdiq pasi sulmuesit hapën zjarr kundër tij, derisa ai ndodhej në veturë. Një pasagjer, i cili ndodhej gjithashtu në veturë me oficeri, mbeti i lënduar.

Kaukazi Verior është zona më e ndjeshme ruse, gjatë viteve të fundit.

Krimet dhe dhuna lidhen shpesh me krimin e organizuar ose kryengritjet islamike.

Militantët ne Dagestan, Çeçeni dhe Ingusheti, sulmojnë shpesh policët, gjykatësit dhe zyrtarë lokalë, duke thënë se janë duke luftuar për krijimin e një shteti islamik në jug të Rusisë.
XS
SM
MD
LG