Ndërlidhjet

Ukrainë: Përleshje mes policisë dhe protestuesve


Pamje nga protesta pro-evropiane, 24 nëntor, Kiev
Pamje nga protesta pro-evropiane, 24 nëntor, Kiev
Protestuesit pro-evropianë janë përleshur me policinë afër ndërtesës kryesore qeveritare në Kiev.

Agjencië e lajmeve njoftojnë se rreth njëmijë protestues janë mbledhur afër ndërtesës në të cilën ndodhet kabineti, në përpjekje për te detyruar presidentin Viktor Yanukovych që të ndryshojë kurs dhe të nënshkruajë një marrëveshjen politike dhe atë të tregëtisë së lirë me Bashkimin Evropian.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta kundër policëve, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotësjellës.

Policia njoftoi se protestuesit kishin bllokuar një rrugë kryesore në qytet, por se po përballeshin me presion për t’u tërhequr.

Në të njejtën kohë, kryeministri ukrainas Mykola Azarov ka thënë se ky shtet ka mundësi të nënshkruajë marrëveshjet në fjalë gjatë vitit që vjen.
XS
SM
MD
LG