Ndërlidhjet

Presidenti i Turkmenistanit për vizitë në Uzbekistan


Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov
Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov
Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov ka nisur një vizitë zyrtare, dy ditore, në fqinjin e vendit të tij, Uzbekistanin.

Shërbimi presidencial i shtypit i Turkmenistanit njofton se gjatë vizitës, e cila ka nisur sot, Berdymukhammedov dhe homologu i tij uzbek Islam Karimov, do të diskutojnë rreth mardhënieve bilaterale, përfshirë bashkëpunimin ne sektorin e energjisë dhe transportimit të gazit natyral për në Kinë dhe Lindje të Mesme.

Pritet që edhe çështja e sigurisë rajonale në Azinë qëndrore të jetë temë diskutimi, sidomos tash kur pritet largimi i pjesës më të madhe të forcave të huaja nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG