Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Afganistani të heqë dorë nga dënimi i “gjuajtjes me gurë”


Logo e Human Rights Watch

Logo e Human Rights Watch

Human Rights Watch (HRW) iu ka bërë thirrje autoriteteve afgane që të heqin dorë nga ideja e rikthimit të gjuajtjes me gurë, si praktikë e dënimit të tradhëtisë bashkëshortore.

Në një komunikatë të lëshuar sot, drejtori për Azi i HRW, Brad Adams ka thënë se “është shokuese që dymbëdhjetë vjet pas rënies së qeverisë së talibanëve, Karzai të kthejë dënimin me gurë”.

Një grup punues, i kryesuar nga Ministri i Drejtësisë së Afganistanit, po merret me draftimin e një kodi të ri penal, në të cilin propozohet që në kuadër të dënimeve për “krimet morale”, të përdoret gjuajtja me gurë si masë ndëshkimi.

Kjo praktikë kishte qenë në fuqi gjatë qeverisjes së talibanëve nga mesi i viteve ’90 deri në vitin 2001.

Adams i ka bërë thirrje presidentit afgan hamid Karzai, që “të demonstrojë të paktën një përkushtimim minimal për të drejtat e njeriut dhe të largojë këtë propozim”.
XS
SM
MD
LG