Ndërlidhjet

Moskë: Arrestohen shtatë persona


Flamuj të organizatës, Hizb ut-Tahrir
Flamuj të organizatës, Hizb ut-Tahrir
Shtatë burra të dyshuar për aktivitete bankare ilegale, me lidhje eventuale me grupe të ndaluara islamike, janë arrestuar në Moskë.

Ministria e Brendshme ruse tha sot se individët e arrestuar ishin shtetas të Rusisë, Gjeorgjisë dhe Uzbekistanit, por nuk specifikoi se kur ishin bërë arrestimet.

Ministria tha se te arrestuarit dyshohet se kanë organizuar një sistem bankar për t’iu ndihmuar punëtorëve migrantë që të dërgojnë para të fituara ilegalisht në vendet e origjinës, dhe se ky grup i të arrestuarve e përdorte këtë sistem bankar për të ndihmuar organizatën Hizb ut-Tahrir.

Hizb ut-Tahrir është organizatë islamike sunite, me seli në Londër, dhe ka për qëllim bashkimin e të gjitha vendeve myslimane në një kalifat islam.

Kjo organizatë është e ndaluar në Rusi që nga viti 2003.
XS
SM
MD
LG