Ndërlidhjet

Libi: Së paku pesë ushtarë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Së paku pesë ushtarë libianë raportohet të jenë vrarë sot në përleshjet me milicinë xhihadiste, në qytetin e Bengazit.

Ushtria tha se milicia Ansar al-Shari'a kishte sulmuar forcat speciale libiane, duke rezultuar në përleshje që zgjatën disa orë, dhe lanë dhjetra të lënduar, përfshirë civilë.

Në qytet është shpallur “gjendje gatishmërie” dhe të gjithë ushtarët janë thirrur në detyrë.

Ansar al-Shari'a, është fajësuar për shumë sulme dhe vrasje në Bengazi, përfshirë sulmin në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2012, që pati për pasojë vdekjen e ambasadorit Chris Stevens dhe tre personave të tjerë.

Luftimet në Bengazi vijnë në kohën kur zyrtarët libianë, po përpiqen të largojnë milicitë nga kryeqyteti, Tripoli.
XS
SM
MD
LG