Ndërlidhjet

Dënohen komplotuesit e Eurovizionit në Baku


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata për Krime të Rënda në Baku ka dënuar 29 persona për komplotimin e sulmeve terroriste gjatë Festivalit Evropian të Këngës, të mbajtur në kryeqyetin e Azerbajxhanit vitin e kaluar.

Tre anëtarë të grupit janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët me dënime prej nëntë deri në 15 vjet burg.

Gjykimi i grupit ka nisur në muajin korrik.

Pas Eurovizionit, Ministria e Sigurisë së Azerbajxhanit ka njoftuar se ka penguar përpjekjet për sulme gjatë garës.

Mbi 40 njerëz ishin arrestuar për rastin.
XS
SM
MD
LG