Ndërlidhjet

Dhunë në Bengazi, 9 të vrarë


Bengazi, 25 nëntor 2013.
Bengazi, 25 nëntor 2013.
Së paku nëntë persona janë vrarë në përleshjet midis ushtarëve libianë dhe një grupi xhihadist, në lindje të qytetit Bengazi.

Ministri i Brendshëm, Seddik Abdelkarim, ka thënë se milicia Ansar al-Sharia ka sulmuar forcat speciale të Libisë, ndërsa beteja që ka pasuar, ka zgjatur disa orë dhe ka lënë edhe 49 persona të plagosur.

Në qytet është shpallur gjendje alarmi dhe të gjithë ushtarët janë urdhëuar të jenë në detyrë.

Ansar al-Sharia është fajësuar për disa sulme dhe vrasje në Bengazi, përfshirë edhe sulmin kundër Konusllatës së Shteteve të Bashkuara në vitin 2012, i cili ka lënë të vrarë ambasadorin amerikan, Chris Stevens, dhe tre të tjerë.
XS
SM
MD
LG