Ndërlidhjet

BE lehtëson sanksionet për Iranin në dhjetor ose janar


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka thënë se lehtësimi i sanksioneve për Iranin mund të nisë në muajin dhjetor ose janar.

Ky hap është pjesë e marrëveshjes së arritur të dielën, midis Iranit dhe fuqive botërore.

“Do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur natyrisht. Është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjen. Kohën do ta koordinojmë edhe me palën iraniane. Nuk mund të them saktësisht kur; mund të jetë në dhjetor, mund të jetë në janar. Varet se sa kohë merr procesi legjislativ”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Michael Mann.

Pas katër ditë negociatash në Gjenevë, Irani është pajtuar të frenojë disa aktivitete të tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja e përkohshme, të hënën ka shkaktuar rënie të çmimeve të naftës në tregje.
XS
SM
MD
LG