Ndërlidhjet

Dobësohet roli i strukturave paralele serbe


Mitrovicë

Mitrovicë

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme.

Kështu është vlerësuar sot në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, ka thënë se kohëve të fundit, në përgjithësi, është situatë e qetë dhe për këtë ka falënderuar strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Ai po ashtu ka thënë se në relaksimin e situatës ka ndikuar edhe dobësimi i rolit të strukturave ilegale serbe.
XS
SM
MD
LG