Ndërlidhjet

Tensionohen sërish raportet Kinë-Japoni


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se aksioni i Kinës për të krijuar “zonë të mbrojtjes ajrore” mbi ujërat e kontestuar është “i rrezikshëm”.

“Masat e tilla, të ndërmarra nga Kina, nuk kanë absolutisht asnjë efekt në Japoni. Kërkojmë nga Kina që të heqë të gjitha masat që pengojnë fluturimin e lirë në qiejt e hapur”, ka thënë Abe para Parlamentit të Tokios.

Zona e mbrojtjes ajrore mbulon ishujt e kontestuar, të cilët pretendohen dhe kontrollohen nga Japonia.

Kina thotë se avioni që futet në zonë, duhet t’iu bindet rregullave të saj.

Sipas Pekinit, kjo masë ka hyrë në fuqi qysh të shtunën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, e ka cilësuar atë si “përpjekje destabilizuese për të ndryshuar status quo-në në rajon”.

Ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore kanë qenë burim i tensioneve midis Kinës dhe Japonisë për dekada të tëra.
XS
SM
MD
LG