Ndërlidhjet

logo-print

Rritet dhuna ndaj grave afgane


Afganistan

Afganistan

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Afganistan ka thënë se këtë vit ka rritje dramatike të dhunës ndaj grave, krahasuar me vitin 2012.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Komisioni ka bërë të ditur se në gjashtë muajit e parë të këtij viti ka pasur mbi 4,150 raste të raportuara.

Shifra paraqet afro 25 për qind rritje nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Zyrtarët pranojnë se shumë raste të dhunës ndaj grave kalojnë pa u raportuar.

Afro 40 për qind e rasteve të raportuara përfshijnë dhunë seksuale ose dhunë tjetër fizike.
XS
SM
MD
LG