Ndërlidhjet

Edhe një ministër slloven jep dorëheqje


Ilustrim

Ilustrim

Ministri slloven i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, duke u bërë ministri i tretë i kabinetit të qendrës së majtë që heq dorë nga posti, që nga formimi i qeverisë në muajin mars.

Tomaz Ganter ka thënë se jep dorëheqje pasi nuk është në gjendje të kryejë reformat e kujdesit shëndetësor.

“Pikëpamjet brenda koalicionit qeverisës për ogranizimin e kujdesit shëndetësor janë aq të ndryshme për të lejuar miratimin e legjislacionit”, ka thënë Gantar, raporton DPA.

Dorëheqje nga posti ka dhënë edhe ministri i Planifikimit Hapësinor dhe ai i Zhvillimit Ekonomik të Sllovenisë.
XS
SM
MD
LG