Ndërlidhjet

logo-print

Karzai pret zyrtarë amerikanë të sigurisë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Këshilltarja për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice, takon sot presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Rice ndodhet në Afganistan një ditë pasi Loya Jirga, apo Tubimi i Madh i Fiseve, ka miratuar marrëveshjen e sigurisë midis Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara, e cila përcakton kushtet e qëndrimit të trupave amerikane në këtë vend, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga NATO-ja, në fund të vitit 2014.

Loya Jirga ka thënë të dielën se Karzai duhet të nënshkruajë Marrëveshjen Dypalëshe të Sigurisë deri në fund të këtij viti.

Por, Karzai i ka thënë Jirga-s se mund të shtyjë nënshkrimin e saj deri pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të cilat do të mbahen më 5 prill.
XS
SM
MD
LG