Ndërlidhjet

Ban: Vetë Siria ta ndihmojë konferencën e paqes


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe opozitës siriane që të ndihmojnë konferencën e ardhshme të paqes që të ketë sukses, duke ndërmarrë hapa për të ndaluar dhunën dhe duke u siguruar qasje punëtorëve humanitarë.

Duke e cilësuar luftën në Siri si “kërcënimin më të madh në botë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, Ban u ka thënë gazetarëve në selinë e OKB-së se të dyja palët po ashtu duhet të ndërmarrin hapa për rikthimin e qindra mijëra refugjatëve, para konferencës së 22 janarit.

“Më në fund dhe për herë të parë, Qeveria dhe opozita siriane do të takohen në tryezën negociuese, në vend të fushëbetejës”, ka thënë Ban.

Konflikti civil në Siri ka shpërthyer qysh në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG