Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së dhe ENEMO përgatiten për zgjedhjet


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Jacobson, është takuar sot me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO), për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 1 dhjetorit në Kosovë.

“Më vjen mirë që ambasada e SHBA-së po u bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare si ENEMO-ja në vendosjen e vëzhguesve në vendvotime nëpër tërë Kosovën, më 1 dhjetor”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

“Ne jemi duke shikuar nga afër dhe presim që përpmirësimet e arritura në rrethin e parë të zgjedhjeve të ruhen. Nëse me 1 dhjetor procesi do të ketë defekte apo mashtrime, përparimi i bërë në rrethin e parë të zgjedhjeve të nëntorit do të bëhet i pakuptimtë”, ka thënë Jacobson.

“Po ashtu, ne nxisim të gjithë qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë të raportojnë tek autoritetet e Kosovës çfarëdo problemi që ata shohin. Në zgjedhjet e nëntorit, qytetarët bënë më shumë ankesa se kurdoherë më parë dhe ne presim nga policia e Kosovës dhe prokurorët të vazhdojnë përkushtimin e tyre për hetimin dhe ndjekjen e mashtrimeve të paraqitura. Qytetarët e Kosovës janë ata që janë më së miri të pozicionuar për të raportuar çfarëdo problemi apo parregullsie që ata e vërejnë – dhe ne inkurajojmë të gjithë qytetarët: nëse shihni diçka, thuani diçka”, ka thënë ambasadorja amerikane.

Përmes USAID-it, Qeveria e SHBA-së përkrah ENEMO-n me 125,000$ për përpjekjet e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe këto mjete shkojnë përmes Institutit Demokratik Kombëtar.
XS
SM
MD
LG