Ndërlidhjet

Rusia i premton ndihmë bërthamore Afrikës së Jugut


Shefi i “Rosatom”-it, Sergei Kiriyenk.

Shefi i “Rosatom”-it, Sergei Kiriyenk.

Kompania shtetërore e Rusisë për energji bërthamore “Rosatom” është e gatshme të ndërtojë tetë reaktorë për një central të planifikuar bërthamor në Afrikën e Jugut.

Shefi i “Rosatom”-it, Sergei Kiriyenko, i ka bërë këto komente të hënën, në një forum biznesi në Johanesburg, duke thënë se projekti është me vlerë rreth 40-50 miliardë dollarë.

Kiriyenko ka thënë po ashtu se Rusia do të ndihmojë zhvillimin e tërësishëm të industrisë bërthamore të Afrikës së Jugut, duke siguruar financime dhe trajnime.

Kiriyenko ka thënë se me funksionalizimin e centralit, ai do të jetë në gjendje të gjenerojë rreth 9.6 gigavat.

Ministri i Energjisë i Afrikës së Jugurt, Benedict Martins, ka thënë se qeveria e tij do të zgjedhë ndërtuesin e centralit “diku vitin e ardhshëm”.

Afrika e Jugut ka një central bërthamor në Koeberg.
XS
SM
MD
LG