Ndërlidhjet

logo-print

BE fajëson Rusinë, në lidhje me Ukrainën


Rompuy dhe Barroso - foto arkivi

Rompuy dhe Barroso - foto arkivi

Bashkimi Evropian ka fajësuar Rusinë për presion ndaj Ukrainës, që të heqë dorë nga një marrëveshje me bllokun.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, dhe shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në Bruksel, me të cilën “kundërshtojnë fuqishëm pozitën dhe veprimet e Rusisë” dhe thonë se oferta për Ukrainën që të nënshkruajë marrëveshje politike dhe tregtare me BE-në “mbetet ende në tavolinë”.

Ndërkohë, rreth 1,000 protestues janë përleshur sot me policinë në Kiev, për të dytën ditë me radhë.

Protestuesit duan që presidenti Viktor Yanukovych të ndryshojë kursin dhe të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit me BE-në, në një samit që do të mbahet në Vilnius, këtë javë.
XS
SM
MD
LG