Ndërlidhjet

Kerry: Konferenca për Sirinë, shansi më i mirë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mirëpritur planet për të mbajtur konferencën për paqe në Siri në muajin janar, duke e cilësuar atë si “mundësinë më të mirë” për formomin e një qeverie të re të tranzicionit, e cila do ta nxirrte këtë vend nga lufta civile.

“Me qëllim që t’i jepet fund gjakderdhjes dhe popullit sirian një shans për të përmbushur aspiratat e tij, Siria ka nevojë për udhëheqje të re”, ka thënë Kerry, pas njoftimit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, se bisedimet për Sirinë do të mbahen në Gjenevë, më 22 janar.

“Konferenca e 22 janarit është mundësia më e mirë për të zbatuar Komunikatën e Gjenevës dhe për të formuar një trup të ri qeverisës me pëlqim të dyanshëm”, ka thënë Kerry duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2012, për të transferuar lidershipin e Sirisë.
XS
SM
MD
LG