Ndërlidhjet

Sulme të reja në Bagdad, 17 të vrarë


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe afro 40 të tjerë janë plagosur nga dy sulme me bomba në Bagdad.

Shpërthimet kanë ndodhur jashtë një kafeneje në lagjen Sadrija, të banuar me shumicë myslimane shiite, raporton Reuters.

Po sot, së paku pesë pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë kanë humbur jetën në sulme të ndara, në Bagdad.

Dhuna sektare në Irak ka nisur të shënojë rritje qysh në muajin prill.

Mbi 1,000 persona raportohet të kenë humbur jetën në këtë vend vetëm gjatë muajit të fundit.
XS
SM
MD
LG