Ndërlidhjet

Izraeli miraton planet për shtëpi të reja në Bregun Perëndimor


Ndërtime izraelite në Bregun Perëndimor

Ndërtime izraelite në Bregun Perëndimor

Autoritetet e Izraelit kanë miratuar planet për të ndërtuar mbi 800 shtëpi të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Reagimi i zyrtarëve palestinezë ka qenë i menjëhershëm.

Negociatori palestinez në bisedimet për paqe me Izraelin, Saeb Erekat, ka dënuar “politikën konstante të Qeverisë izraelite” për, siç ka thënë ai, “shkatërrimin e zgjidhjes me dy shtete”.

Mbi 500,000 izraelitë janë vendosur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përkrah 2.5 milionë palestinezëve.
XS
SM
MD
LG