Ndërlidhjet

logo-print

Wohlers: Identiteti i Maqedonisë të ndërtohet mbi vlera


Paul Wohlers

Paul Wohlers

Ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers, ka porositur të gjithë faktorët relevantë në Maqedoni se identiteti i vendit nuk duhet të ndërtohet në bazë të historisë, por në bazë të vlerave që posedon vendi, ashtu sikur amerikanët që kanë ndërtuar të ardhmen e tyre.

“Mendoj se Maqedonia është në një situatë të ngjashme, varet se si do ta bëni definimin tuaj. Sa na përket neve, ne e përcaktuam veten tonë bazuar mbi vlerat tona, mbi bazën e deklaratës kushtetutese e kështu me radhë”.

“Maqedonia duhet ta bëjë të njëjtën gjë, duhet ta definoni veten në bazë të vlerave tuaja. Nuk mund ta definoni veten në baza etnike, sepse jeni të ndryshëm, as përmes feve, sepse jeni të ndryshëm, e as përmes kultures, sepse keni kultura të ndryshme”.

“Pra, duhet ta definoni veten në bazë të pritjeve dhe këto duhet të jenë vlerat tuaja të përbashkëta. Mendoj se duhet më tepër debat mbi këtë”, ka deklaruar ambasadori Wohlers, duke tërhequr vërejten e rreziqeve që bart në vete tentimi për ndërtimin e identitetit në bazë të historisë, pasi kjo, ka theksuar ambasadori amerikan, bën që disa njerëz ta ndjejnë veten të përjashtuar.

“Disa njerëz tentojnë ta ndërtojnë identitetin e tyre bazuar mbi historinë, por kjo është një mënyrë e rrezikshme për identitetin, sepse dikush do të mbetet jashtë. Mendoj se shumica e njerëzve në këtë shtet ndjehen të lënë jashtë nga një mënyrë e tillë. Pra, ndërtimi juaj mbi vlerat tuaja është rrugë afatgjate dhe shumë më e shëndoshë sesa shikimi pas”, ka deklaruar ambasadori Wohlers.

Deklarata e ambasadorit amerikan vjen pas prononcimeve të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë maqedonas se nuk do të pranohet ndryshimi i emrit të Maqedonisë me arsyetimin se Greqia, përveç ndërrimit të emrit, kërkon edhe ndryshimin e gjuhës, idenitetit dhe të kulturës maqedonase.

Ky qëndrim i fortë i autoriteteve maqedonasëe ka bërë që edhe në samitin e dhjetorit Maqedonia të mos marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së emrit.

Njoftimet për një vendim negativ të Brukselit në dhjetor janë bërë nga agjencia shtetërore e lajmeve MIA, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski në prononcimin e një dite më parë ka thënë se nuk e befasonte aspak një vendim i tillë i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG