Ndërlidhjet

SHBA: Obama e mbron marrëveshjen me Iranin


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka mbrojtur marrëveshjen e re ndërkombëtare për programin atomik të Iranit.

“Fjala e ashpër dhe shfryrja mund të jenë gjëra të lehta për t’i bërë politikisht, por nuk janë gjëra të drejta për sigurinë tonë”, tha Barack Obama, mbrëmë në San Francisko.

Aleati amerikan, Izraeli, dhe disa ligjvënës nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara, e kanë kritikuar administratën Obama për këtë marrëveshje.

Por presidenti, duke iu përgjigjur kritikave, tha se nëse marrëveshja implementohet, ajo u jep rast Uashingtonit dhe Teheranit, “të largohen nga mosbesimi”, ndërmjet dy vendeve, që ka ekzistuar për shumë vite.

Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore parasheh suspendimin e disa pjesëve të programit atomik iranian.

Në këmbim, do të lehtësohen sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG