Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nëse Karzai nuk nënshkruan, trupat mund të tërhiqen


Susan Rice

Susan Rice

Shtëpia e Bardhë thotë se këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë planifikimin e tërheqjes së të gjitha trupave perëndimore nga Afganistani, nëse ai së shpejti nuk e nënshkruan marrëveshjen për siguri.

Karzai ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen, duke thënë se ajo duhet të nënshkruhet pas zgjedhjeve presidenciale, që mbahen në muajin prill të vitit 2014.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, zonja Rice, gjatë takimit në Kabul, i ka thënë Karzait, se nëse marrëveshja nuk nënshkruhet shpejtë, Shtetet e Bashkuara nuk “kanë zgjidhje” tjetër, pos të fillojnë planifikimin e tërheqjes të të gjitha trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, deri në fund të vitit 2014.

Marrëveshja, e cila është mbështetur nga Loya Jirga afgane, i përcakton kushtet për vazhdimin e mbetjes së një pjese të trupave amerikane në Afganistan, pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG