Ndërlidhjet

OKB: Konflikti në Siri, nxitë dhunë në Irak


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Nickolay Mladenov, thotë se konflikti në Sirinë fqinje, po e intensifikon terrorizmin dhe dhunën sektare në Irak.

Gjatë raportimit të tij të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Mladenov ka theksuar se zgjidhja e konfliktit në Siri dhe miratimi i një strategjie rajonale për ta luftuar terrorizmin, “janë çështje vitale për sjelljen e stabilitetit në Irak”.

Nickolay Mladenov, ish-ministër i jashtëm i Bullgarisë, ka thënë se më se 200 mijë refugjatë nga konflikti në Siri kanë kaluar në Irak, ndërsa shumica janë vendosur në rajonin e Kurdistanit.

Mëtutje, ai është shprehur se përkeqësimi i situatës së sigurisë në Irak dhe mospajtimet ndërmjet politikanëve irakianë, po shfrytëzohen nga ekstremistët e armatosur, të cilët po përpiqen ta nxisin konfliktin sektar.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ndërmjet korrikut dhe tetorit, afro 9 mijë civilë irakianë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë nga sulmet, për të cilat në të shumtën e rasteve fajësohen ekstremistët sektarë.
XS
SM
MD
LG