Ndërlidhjet

Vatikan: Papa u takua me Putinin


Vlladimir Putin (majtas) gjatë audiencës te Papa Françesk në Vatikan
Vlladimir Putin (majtas) gjatë audiencës te Papa Françesk në Vatikan
Papa Françesk është takuar me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, mbrëmë në Vatikan.

Ky ishte takimi i parë i liderit rus me Papën.

Në njoftimin e Vatikanit thuhet se gjatë audiencës 35 minutëshe, Papa Françesk dhe Putin kanë diskutuar për “urgjencën e mbështejtes së nismave konkrete për zgjidhje paqësore në konfliktin në Siri, që do të favorizoj rrugën e negociatave”.

Parashihet, që gjatë turneut të tij, presidenti Putin do të takohet me presidentin italian, Giorgio Napolitano.

Sot, pritet që Vlladimir Putin do të shkoj në Trieshtë, ku do të takohet me kryeministrin e Italisë, Enrico Letta.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Itali, pas turneut që e bëri në vitin 2010, kur ishte kryeministër.
XS
SM
MD
LG