Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Protestat vazhduan, Tymoshenko në grevë urie


Policia speciale e Ukrainës i përdorë shkopinjtë e gomës gjatë përleshjes me protestuesit

Policia speciale e Ukrainës i përdorë shkopinjtë e gomës gjatë përleshjes me protestuesit

Protestat e mbështetësve të integrimit në Bashkimin Evropian të Ukrainës, kanë vazhduar në sheshin kryesor të kryeqytetit Kiev.

Ish-kryeministrja e burgosur, Yulia Tymoshenko, dje e ka filluar grevën e urisë, në shenjë të solidaritetit me protesutesit ukrainas.

Mijëra demonstrues proevropianë dje kanë kërkuar nga presidenti Viktor Yanukovich që ta nënshkruaj marrëveshjen me BE-në, me ç’rast për të dytën ditë me radhë ka pasur përleshje me policinë.

Në mesazhin e BE-së për protestuesit, Bashkimi Evropian e ka fajësuar Rusinë për presion ndaj Ukrainës, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen me Brukselin.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në deklaratën e përbashkët thanë se “nuk pajtohen fuqishëm me pozitën ruse dhe aksionet”.

Sipas tyre, oferta e Bashkimit Evropian për nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Ukrainës, në samitin e kësaj jave në Vilnius të Lituanisë, “është ende në tryezë”.
XS
SM
MD
LG