Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Marrëveshja e Brukselit – rrugë për zgjidhjen e problemeve


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, ndërmjet Kosovës e Serbisë, paraqet të arriturën më të madhe në dialogun në mes të dy vendeve dhe fuqishëm e hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy shteteve dhe për integrimin në Evropë.

“Marrëveshja ka kuptim vetëm kur të zbatohet në tërësi, secila pikë dhe secia pjesë e saj”, tha Jahjaga në intervistën për agjencinë beogradase Beta, dhe ka shtuar se Kosova “dëshiron që realizimin e marrëveshjes ta mbikëqyrin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësues, pasi konsiderojmë se kjo do tu ndihmoj të dy palëve, që të jenë përgjegjëse për realizimin e asaj për të cilën janë marrë vesh”.

Presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, ka theksuar se “Kosova është realitet në Evropë dhe ky realitet është pranuar nga më tepër se 100 shtete, bile edhe nga një pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë të rëndësishëm dhe gjithsesi e ka të hapur rrugën kah BE-ja, sikur edhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore”.
XS
SM
MD
LG