Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Protestuesit e kanë bllokuar transportin e NAT O-s


Kamionët që transportojnë makina ushtarake të NATO-s nëpër Pakistan

Kamionët që transportojnë makina ushtarake të NATO-s nëpër Pakistan

Qindra protestues sot e kanë bllokuar rrugën transportuese për furnizime të NATO-s, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, për të katërtën ditë me radhë.

Aksioni për vazhdimin e bllokadës u bë përkundër urdhërit të djeshëm nga qeveria pakistaneze, që protestuesit të shpërndahen.

Protestuesit, që kërkojnë ndaljen e sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, po i ndalin makinat transportuese në Peshavar dhe nga shoferët kërkojnë prova se ata nuk po transportojnë mallra për NATO-n.

Lideri i partisë në pushtet në provincën Khyber Pakhtunkhva, Imran Khan, këtë aksion e kishte kërkuar ditën e shtunë, një muaj pasi ishte vrarë shefi i talibanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh.
XS
SM
MD
LG