Ndërlidhjet

Francë: Dërgohen 1 mijë ushtarë në Afrikë


Ministri i mbrojtjes i Francës Jean-Yves Le Drian
Ministri i mbrojtjes i Francës Jean-Yves Le Drian
Franca do t’i dërgoj 1 mijë ushtarë në Republikën Qendrore Afrikane, për ta mbështetur forcën e Bashkimit Afrikan, në përpjekje për ndaljen e shpërthimit të luftës civile.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, këtë shpallje e bëri një ditë, pasi një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen për vrasjet masive, mizoritë dhe kaosin në këtë vend, prej përmbysjes së qeverisë, më herët këtë vit.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet ta miratoj vendosjen e ushtarëve francezë.

Republika Qendrore Afrikane, me 4.5 milionë banorë, ishte goditur rëndë nga dhuna sektare ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, tha javën e kaluar, se Republika Qendrore Afrikane, që ishte koloni franceze deri në vitin 1960, ishte “në prag të gjenocidit”.
XS
SM
MD
LG