Ndërlidhjet

Ahmadinejad nuk paraqitet në gjykatë


Ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad

Ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad

Ish-presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad, nuk është paraqitur para gjykatës, për t’u përballur me gjashtë lëndë të cilat vijnë nga koha sa ishte në detyrë.

Ahmadinejad, pritej të paraqitej para një gjykate në Teheran për një seancë dëgjimore preliminare.

Për shkak të mungesës së tij, gjykatësi vendosi që ta vazhdonte seancën edhe pa prezencën e ish-presidentit.

Lëndët kundër ish-presidentit Ahmadinejad përfshijnë vonesën për operacionalizmin e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, mosimplementimin e strukturës së Kompanisë Shtetërore Iranine të Naftës, dhe mos alokimin e buxhetit për sistemin transportues të metrosë.

Ahmadinejad, një politikan i linjës së fortë, ishte president mes viteve 2005 dhe 2013.

Ai la detyrën në gusht, pasi pasuesi i tij Hassan Rohani, një politikan i moderuar dhe i përkrahur nga reformistët, fitoi zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG