Ndërlidhjet

Pakistan: Aktivistët akuzojnë qeverinë për censurë


Ilustrim

Ilustrim

Një organizatë kundër censurës në Pakistan ka kritikuar qeverinë për ndalimin e një filmi të shkurtër rreth abuzimeve të të drejtave të njeriut në provincën jugperëndimore të Baloçistanit.

Fondacioni i të Drejtave Dixhitale, ka kritikuar Autoritetin pakistanez të Telekomunikacionit për bllokimin e filmit “The Line on Freedom”, në databazën online të filmave “Movie Database” (IMDb).

Organizata gjithashtu thotë se censurimi i këtij filmi është rasti i parë i censurës online në Pakistan.

Filmi në fjalë, paraqet rastet e seperatistëve të dyshuar nga Baloçistanit, të cilët sipas mënyrës se si i prezanton filmi, arrestohen nga autoritetet pakistaneze pa akuza fare.

Islamabadi e ka bllokuar faqen Youtube për më shumë se një vit.
XS
SM
MD
LG