Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond ka bërë publik planin përmes së cilit do të përpiqet të bindë skocezët që të votojnë pro ndarjes nga Anglia.
Referendumi i paraparë për në shtator të vitit 2014, synon t’i japë fund unionit 306 vjeçar mes Skocisë dhe Anglisë.
Plani i Qeverisë skoceze i publikuar sot, premton një “revolucion” në politikat sociale, duke dhënë plane të detajuara për taksat, kujdesin ndaj fëmijëve dhe mirëqenien në Skoci.
Ky plan premton të disejnojë polikat ekonomike mbi bazën e nevojave të industrisë dhe biznesit skocez.
Salmond ka thënë se një Skoci e pavarur do të mbante monedhën britanike, mbrëtëreshën, si dhe do të mbetej brenda Unionit Evropian, por shteti i ri skozec parashihet të ketë forcat e veta mbrojtëse si dhe sistem vetanak të taksave.
Skocia do të mbajnë referendumin për pavarësinë më 18 shtator 2014.
Sondazhet tregojnë se aktualisht, dhjetë muaj para referendumit, shumë skocezë janë të pavendosur.
Kritikët thonë se Skocia do të dëmtohej ekonomikisht nga ndarja.