Ndërlidhjet

Irani i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Irani është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet e paqes së Gjenevës, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Zarif tha se Teherani nuk ka ndonjë parakusht për pjesëmarrjen në bisedime.

Rusia ka bërë presion që Teherani të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë, por opozita siriane dhe perëndimi kanë kundërshtuar diçka të tillë.

Ndërkohë, kreu i Ushtrisë së Lirë Siriane, ka thënë se trupat besnike të këtij grupi nuk do të marrin pjesë në bisedime dhe se do të vazhdojnë të luftojnë edhe gjatë kohës së mbajtjes së konferencës, së caktuar për 22 janar.

Në të njejtën kohë, Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius bëri të ditur se bisedimet do të mbaheshin pa presidentin sirian Bashar al-Assad dhe grupet radikale islamike.

Më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të shpërngulen që nga koha e nisjes së luftës civile në Siri, më 2011.
XS
SM
MD
LG