Ndërlidhjet

Gjeorgji: Arrestohen gjashtë persona për incidentin në kufi


Një nga pikat kufitare në Gjeorgji
Një nga pikat kufitare në Gjeorgji
Autoritetet e Gjeorgjisë kanë arrestuar gjashtë burra të dyshuar për gjuajtjet në një pikë-kontrolli kufitar, mes Gjerogjisë dhe Armenisë.

Incidenti ndodhi në pikë-kontrollin Sadakhlo gjatë natës mes të hënës dhe të martes.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë bëri të ditur se të dyshuarit, duke lëvizur në dy makina të ndryshme, kishin hapur zjarr ndaj një makine tjetër, ku ndodheshin tre shtetas gjeorgjianë, derisa të trija makinat ishin duke lëvizur në drejtim të kufirit.

Dy nga tre të qëlluarit me armë, vdiqën më vonë në spital.

Nuk janë publikuar detaje, ndërsa hetimet po zhvillohen.
XS
SM
MD
LG