Ndërlidhjet

Ukrainë: Studentët i bashkohen protestës


Protesta e studentëve, Ukrainë

Protesta e studentëve, Ukrainë

Mijëra studentë proevropianë janë duke protestuar në sheshin kryesor të Kievit, në shenjë kundërshtimi me vendimin e Qeverisë për të mos e nënshkruar marrëveshjen e paraparë me BE-në, gjatë samitit që mbahet më 28 dhe 29 nëntor në Vilnius.

Vitaly Klitscho, kreu i partisë opozitare UDAR, është në mesin e atyre që po iu drejtohen studentëve nga dy prej universiteteve më të mëdha në vend.

Protestuesit po kërkojnë nga Qeveria, që të heqë dorë nga vendimi për mosnënshkrim të marrëveshjes së asocimit dhe asaj të tregëtisë së lirë, vetëm dy ditë para nisjes së samitit.

Të hënën, ish-kryeministrja e burgosur, Yulia Tymoshenko ka nisur një grevë urie në shenjë solidariteti me protestuesit proevropianë.

Presidenti Yanukovych premtoi so do të sqaronte të gjithë politikën e tij ndaj BE-së në mënyrë të detajuar, në një intervistë televizive, por nuk tha se kur do të bënte një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG