Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja zbut gjuhën e deklaratës së Samitit të Vilniusit


Flamujt e BE-së

Flamujt e BE-së

BE-ja ka zbutur gjuhën e përdorur në përcaktimin e kushteve për antarësim në union të gjashtë ish-shteteve sovjetike, në draft deklaratën e Samitit për Partneritet me Lindjen, që mbahet në Vilnius.

Deklarata finale e samitit, një draft të të cilit e ka parë Radio Evropa e Lirë, aktualisht nuk përfshin një nen të traktatit të BE-së, i cili lejon cilindo shtet evropian që t’i bashkohet unionit, nëse përmbush kriteret dhe “respekton vlerat fundamentale të BE-së”.

Një nen i tillë figuronte në verzionet e mëparshme të deklaratës, e cila pritet të nënshkruhet nga zyrtarët e Ukrainës, Bjellorusisë, Moldavisë, Gjeorgjisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Draft dokumenti i ri, në vend të këtij neni, thotë që “pjesëmarrësit në samitin e Vilniusit, rikonfirmojnë vullnetin e tyre për aspiratën evropiane si dhe përkushtimin për të ndërtuar demokraci të mirëfillta dhe të qëndrueshme”.
XS
SM
MD
LG