Ndërlidhjet

Armeni: Protestë kundër hyrjes në Unionin Doganor të Euroazisë


Pamje nga protesta, 26 nëntor

Pamje nga protesta, 26 nëntor

Dhjetra persona kanë protestuar para pallatit presidencial armen, në Jerevan, duke i bërë thirrje presidentit Serzh Sarkisian që të heqë dorë nga plani për t’iu bashkuar Unionit Doganor të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Protesta e sotme u organizua nga ish-kandidati për president Paruyr Kairikian.

Protestuesit mbanin në dorë posterë në të cilët shkruhej “Jo Unionit Doganor, “Jo Perandorisë Ruse”, “Vilnius ose Dorëheqje”.

Më heret gjatë këtij muaji, Armenia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Kmisionin Ekonomik të Euroazisë, i cili mbikqyr integrimin e ish-republikave sovjetike në Unionin Doganor të udhëhequr nga Rusia.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së Stefan Fuele, ka thënë se Jerevani nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me BE-në, nëse ka për qëllim t’i bashkohet Unionit Doganor të drejtuar nga Rusia.
XS
SM
MD
LG