Ndërlidhjet

Kina planifikon të dërgojë robot në hënë


Pamje nga hëna
Pamje nga hëna
Kina ka bërë publik planin e saj për të lansuar robotin e saj të parë fluturues për në hënë.

Nuk është dhënë ndonjë datë specifike për aterrimin në hënë të robotit, në komunikatën e lëshuar nga Administrata Shtetërore e Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Një zëdhënës i agjencisë ka thënë se misioni përfshin një mjet për eksplorimin e sipërfaqes së hënës.

Paisja është emërtuar “Lepuri Zhade”, në referencë të mitit kinez për një lepur të bardhë që jeton në hënë.

Në vitin 2007 Kina kishte lansuar orbitin saj të parë në hënë, i cili kishte kapur imazhe të sipërfaqes së hënës.

Liderët komunistë kinezë, i kanë dhënë prioritet çështjes së hapësirës, duke dashur që ta kthejnë shtetin kinez në lider të kësaj fushe, krahas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG