Ndërlidhjet

Rusi: Dënohet gazetari Sergei Reznik


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në qytetin jugor rus, Rostov-na-Donu ka dënuar me 18 muaj heqje lirie, një gazetar, i cili u shpall fajtor në akuzën për fyerje të një gjykatësje lokale në blogun e tij.

Sergei Reznik u shpall fajtor për “fyerje publike” të kryesueses së Gjykatës së Arbitrazhit, në blogun e tij online.

Gjykata po ashtu e dënoi gazetarin për dhënie të mitos në vlerë prej 45 dollarësh për të siguruar dokumentet rreth gjendjes teknike të veturës së tij.

Ndërkohë, pretendimet e gazetarit se ishte kërcënuar përmes telefonit, u shpallën të rreme.

Reznik ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave në lëndën kundër tij.

Në tetor, Reznik i mbijetoi një sulmi nga persona të panjohur, të cilët e kishin rrahur atë.
XS
SM
MD
LG