Ndërlidhjet

Schulz deklarohet pro ndihmave shtesë për Greqinë


Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz ka thënë sot se është pro dhënies së ndihmave shtesë për Greqinë, raporton AFP.

Schulz tha se një vendim i tillë do të mund të merrej në pranverë, pasi Eurostati të ketë publikuar rezultatet e veta makro-ekonomike për vitin 2013.

Greqia ka planifikuar një tepricë të vogël buxhetore prej 0,4 përqind të GDP-së, pa përfshirë kostot e borxhit të saj, për këtë vit.

“Pas gjashtë vjetësh recesion, Greqia mund të arrijë një tepricë të vogël, diçka që ky vend nuk e ka përjetuar prej dekadash”, ka thënë kryeministri grek, Antonis Samaras.

Qeveria, e cila ka prezantuar planin e saj buxhetor javën e kaluar, parasheh një rënie të borxhit shtetëror grek, për herë të parë, gjatë vitit 2014.

Schulz, megjithatë, ka tërhequr vërejtjen se marrja e një vendimi për ndihma shtesë mund të vonohet, ngase në maj 2014, mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
XS
SM
MD
LG