Ndërlidhjet

logo-print

Papa publikon “manifestin” e misionit të tij


Papa Françesku

Papa Françesku

Kisha Katolike duhet të koncentrohet më pak në procedura dhe liturgji, dhe duhet të jetë më afër njerëzve, ka shkruar Papa Françesku në një dokument të publikuar sot, i cili shihet si manifesti i misionit të tij në krye të Vatikanit.

Dokumenti prje 224 faqesh përmbledh shumë nga idetë dhe çështjet, të cilat i ka ngritur Papa që nga ardhja e tij në krye të Kishës Katolike, në mars 2013.

“Unë preferoj një kishë ‘të përlyrë’, ngaqë ka qenë jashtë, në rrugë dhe afër njerëzve, dhe jo një kishë e cila është e pashëndetshme për shkak të të qenit e rezervuar brenda kornizave që ruajnë vetëm sigurinë e saj”, ka shkruar mes të tjerash Papa, raporton DPA.
XS
SM
MD
LG