Ndërlidhjet

logo-print

Iraku ekzekuton edhe 11 të dënuar


Ilustrim

Ilustrim

Iraku bëri të ditur se ka ekzektuar edhe 11 persona të dënuar për krime që lidhen me “sulmet terroriste”.

Ministria e Drejtësisë tha se ekzekutimet u kryen të dielen.

Një total prej 162 personash janë ekzektuar gjatë këtij viti në Irak, krahasuar me 129 të ekzekutuar në vitin 2012.

Organizatat ndërkombëtyare për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Bagdadit të shpallë moratorium në dënimet me vdekje.

Por, Ministri i Drejtësisë i Irakut, Hassan al-Shammari ka thënë se ekzektuimet kryhen vetëm në raste gjyqësore në të cilat janë shterur të gjitha mundësitë ligjore.

Ekzekutimet erdhën në kohën e rritjes së dhunës sektare mes shiitëve dhe sunnive.
XS
SM
MD
LG