Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i kërkon Iranit kthimin e ish-agjentit të FBI-së


Foto e ish-agjentit të FBi-së, Robert Levinson

Foto e ish-agjentit të FBi-së, Robert Levinson

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Irani që të kthejë një ish-agjent të FBi-së, i cili ishte zhdukur në Iran para gjashtë vjetësh.

Robert Levinson u zhduk në Iran në mars 2007.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Shtëpia e Bardhë ka thënë se “kërkojmë me mirësjellje nga Irani që të na ndihmojë në kthimin e sigurtë të zotërit Levinson në SHBA”.

Komunikata specifikon se Levinson është një “nga amerikanët e mbajtur më së gjati në historinë e Amerikës”.

Kërkesa vjen më pak se një javë pasi fuqitë botërore arritën marrëveshje të përkohshme me Iranin rreth programit bërthamor të këtij të fundit.

Qeveria e Iranit, thotë se nuk ka ide për vendndodhjen e Levinsonit.
XS
SM
MD
LG