Ndërlidhjet

Putin: BE-ja të mos bëjë “komente të ashpra” për rastin ukrainas


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur kundër politizimit të vendimit të Ukrainës për të shtyrë planet për përafrim me BE-në, dhe i ka bërë thirrje Bruskelit të kursehet “nga komentet e ashpra” rreth këtij vendimi.

Putini ka folur sot gjatë një vizite në Itali, dhe ka shtuar se Ukraina, BE-ja dhe Rusia duhet të ulen dhe të diskutojnë hapat e metutjeshëm pas vendimit të Kievit për të pezulluar planet e nënshkrimit të marrëveshjeve me BE-në.

Më heret gjatë ditës, kryeministri ukrainas, Mykola Azarov pranoi se Rusia kishte propozuar shtyerjen e planeve që lidheshin me BE-në.

Njëkohësisht, mijëra njerëz po protestojnë kundër pezullimit të planeve për integrim në BE, duke i kërkuar qeverisë ndryshim të kursit dhe heqje dorë nga vendimi.
XS
SM
MD
LG