Ndërlidhjet

KE: Turqia ka probleme serioze me të drejtat e njeriut


Pamje nga protestat në parkun Gezi, Stamboll

Pamje nga protestat në parkun Gezi, Stamboll

Këshilli i Evropës ka thënë se Turqia ka probleme serioze me të drejtat e njeriut, raporton DPA.

Organizata kryesore evropiane për sferën e të drejtave të njeriut, ka kritikuar Turqinë për mënyrën e reagimit ndaj protestave antiqeveritare të mbajtuara më heret gjatë vitit, duke thënë se sjellja e policisë ishte “dëshmi e problemeve serioze me të drejtat e njeriut”.

Edhepse Turqia “ka shënuar progres në luftën kundër torturës”, protestat në parkun Gezi e kanë vënë në pah “problemin sistematik të policisë rreth mungesës së respektimit të të drejtave të njeriut”, ka thënë Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks.

Në një komunikatë që shoqëron raportin e tij për ngjarjet e protestave të parkut Gezi, ai ka vënë në pah “përdorimin e tepruar të forcës”.

Protestat nisën në maj, dhe pasuan planet qeveritare për ta shkatërruar parkun Gezi, dhe ndërtimin e një qendre tregtare në të njejtin lokacion.

Protesta bëri që të shtyhej për më vonë një rreth i ri bisedimesh mes Turqisë dhe BE-së, sa i përket antarësimit të shtetit turk në unionin 28 anëtarësh.

Megjithatë bisedimet nisën gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG