Ndërlidhjet

Prokuroria italiane kërkon dënimin me 30 vjet për Amanda Knox


 Amanda Knox
Amanda Knox
Një prokuror italian ka thënë se amerikanja Amanda Knox, duhet të dënohet me 30 vjet heqje lirie, ndërsa ish i dashuri i saj italian me 26 vjet, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Prokurori Alessandro Crini, i bëri kërkesat për dënimin në gjyqin e dytë të apelit për rastin e vrasjes së studentes britanike, Meredith Kercher.

Crini, e ka akuzuar -indhe Raffaele Solleciton për therjen e Kercher-it, derisa Rudy Guede kishte abuzuar me viktimën.

Në vitin 2010, Guede u dënua me 16 vjet burgim, por gjykata erdhi në përfundim se ai nuk kishte vepruar i vetëm.
XS
SM
MD
LG