Ndërlidhjet

Tymoshenko mbush 53 vjet


Yulia Tymoshenko - foto arkivi
Yulia Tymoshenko - foto arkivi
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për shkak të abuzimit me detyrën zyrtare, mbush sot 53 vjet.

Tymoshenko ndodhet në grevë urie, në mbështetje të protestuesve që vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë ukrainase për t’u zmbrapsur nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Lirimi i Tymoshenkos ka qenë njëri nga kushtet që i ka vënë BE-ja Kievit për nënshkrimin e këtij pakti.

Protesta masive kundër qeverisë priten edhe sot.

Të martën, presidenti Viktor Yanukovych ka thënë se kushtet financiare që ka vënë BE-ja, kanë qenë poshtëruese për Ukrainën.

Yanukovych ka thënë se BE ka ofruar ndihmë prej 610 milionë eurosh.

Sipas tij, ekonomisë së Ukrainës do t’i duheshin 20 miliardë dollarë në vit për të arritur standardet evropiane.

Rusia fqinje thuhet t’i ketë bërë presion Ukrainës për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG