Ndërlidhjet

logo-print

Senati italian vendos për fatin e Berlusconit


Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi

Senati i Italisë pritet të votojë sot për t’i marrë ose jo ish-kryeministrit Silvio Berlusconi ulësen në parlament.

Në muajin gusht, dënimi i tij për mashtrim me taksa është lënë në fuqi nga gjykata më e lartë italiane.

Sipas një ligji të miratuar vitin e kaluar, politikanët e dënuar për vepra të rënda penale janë të papërshtatshëm për parlament, por dëbimi duhet të konfirmohet nga Senati.

Partia e kryeministrit Enrico Letta ka dhënë indikacione se do të votojë kundër Berlusconit dhe vëzhguesit presin që miliarderi 77-vjeçar të përjashtohet.

Berlusconi, një forcë dominante në Itali përgjatë dy dekadave të kaluara, është dënuar me katër vjet burgim, por nuk pritet të shkojë në burg për shkak të moshës.
XS
SM
MD
LG